Palladium Residence është një nga projektet më të avancuara dhe më të kërkuara në Tiranë, i pozicionuar në zonën elitare të Liqenit të Thatë. Ky kompleks banimi ofron një kombinim të përsosur midis arkitekturës moderne, ndërtimit cilësor dhe një vendndodhjeje të shkëlqyer. Një hapësirë dedikuar atyre që kërkojnë të jetojnë në qetësi, stil dhe komoditet.
Ky apartament elegant 1+1 ndodhet në kullën B të Palladium Residence, në katin e 5-të, dhe ofron një sipërfaqe neto prej 77.42 m², plus ballkon të bollshëm prej 9.47 m² dhe hapësira të përbashkëta të mirëorganizuara.
Karakteristikat Ndërtimore
- Strukturë Antisizmike: Ndërtuar me 210 pilota në themel dhe kabllime çeliku 6000 m lineare, duke i dhënë qëndrueshmëri ndaj tërmeteve deri në 9 ballë.
- Izolim Akustik dhe Termik: Përdorimi i membranave austriake për izolim akustik deri në 60 decibel dhe fasadë të ventiluar me mbulesë gur graniti 2 cm dhe sistem kapot me polisterol 6 cm.
- Dritare Cilësore: Dritare alumil me xham triplex “Saint-Gobain” për izolim termik dhe akustik.
- Ashensorë dhe Siguri: Ashensorë “Kone” dhe gjenerator për emergjencë, duke siguruar funksionalitet dhe siguri maksimale





Shërbimet dhe Facilitete
- Recepsion dhe Siguri 24/7: Hyrje me recepsion dhe siguri të përhershme për banorët.
- Pishinë dhe SPA: Pishinë, fitness profesional, SPA, sauna dhe masazh për një jetesë të shëndetshme dhe relaksuese.
- Shërbime të Tjera: Supermarket, bar-restorant dhe beauty medical center brenda kompleksit
Palladium Residence ndodhet në një nga zonat më të qeta dhe të gjelbëruara të Tiranës, me akses të shpejtë nga Unaza e Re dhe afër Liqenit të Thatë. Një vend ideal për të jetuar me qetësi dhe stil, në një kompleks të ndërtuar me standarde të larta.
Një zgjedhje perfekte jo vetëm për banim, por edhe për investim — me kërkesë të lartë për qira dhe vlerë që rritet vazhdimisht. Në Palladium, çdo metër katror është një mundësi reale fitimi.
Email: [email protected]
Telefon: +355 68 666 5111